Connect with us

Uncategorized

‘Tensionohet’ situata në SHBA, mbështetësit e Trump dynden në qendrat e votimit

Publikuar

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shoqërohen me kontestime të shumta në radhët e republikanëve, me në krye presidentin Donald Trump. Presidenti aktual, e ka cilësuar epërsinë e deritanishme të kandidatit demokrat Joe Bdiden si të manipulueshme, duke shtuar se në disa shtete është abuzuar me votat.

Siç edhe shihet në videon e mëposhtme, shumë mbështetës të Trump-it u dyndën në qendrat e numërimit të votave në Detroit.

Me thirrjet “ndaloni numërimin” një grup qytetarësh u mblodhën përpara një qendre votimi të këtij qyteti duke protestuar.

Ata u përpoqën që të futeshin me forcë brenda qendrës së numërimit, por nuk u lejuan nga policia.

Trump pak orë më parë, njoftoi se ka ngritur padi për të ndaluar numërimin e votave në Michigan, pasi sipas tij nuk i ishte dhënë qasje e mjaftueshme në qendrat e numërimit të votave, për të vëzhguar hapjen e kutive të votimit.KOMENTONI

NA NDIQ NË FACEBOOK