Sport
Te Dortmund nuk po luan, Reali mendon ta huazojë në një tjetër ekip talentin Reinier!


Te Dortmundi duket se ka një çështje Reinier. Talenti brazilian është huazuar këtë verë për 2 sezone nga Real Madrid që shpreson të përsërisë operacionin Hakimi por 18-vjeçari është në situatë aspak normale. Ai është aktivizuar vetëm 7 herë si zëvendësues dhe në total ka akumuluar 107 minuta, shumë pak si për të ashtu edhe për drejtuesit e Real Madrid. Nëse situata nuk ndryshon deri në janar nuk përjashtohet mundësia e prishjes së huazimit të tij për ta dërguar në një ekip tjerër ku mund të luajë.






















