Lajme
Taravari kritika pushtetit: Sjell vendime Ad-Hoc, pa asnjë stratëgji

Kreu i Gostivarit dhe njëherit edhe sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervist për TV Sitel ka theksuar se sistemi shëndetësor në vendin nuk mund ta përballojë situatën me pandeminë.
“Ne e kemi ditur se si është sisetmi shëndetësor në Maqedoni, por asnjëher nuk kemi menduar se mund të na ndodh ndonjë pandemi dhe askush nuk mund ta parashikonte një gjë të tillë. Megjithatë, ai sistem që nuk funksionon, e kemi kritikuar, përfolur se si ta rregullojmë dhe të fillojë të funksionojë ashtu siç duhet. Sot, kur kemi pandeminë, e shohim se gjithçka ka devastuar dhe Ministria e Shëndetësisë sjellë vendime ad-hoc, pa asnjë strategji. Shohim njerëz të firkësuar, nuk ka shtretër të lirë nëpër siptale, thjeshtë veprojmë në mënyrë kaotike”, ka thënë Arben Taravari.



















