Connect with us

Lajme

Surpriza në Trigoria të Romës, zbulohen bomba nga Lufta e Dytë Botërore

Publikuar

Seanca stërvitore e Romës nuk ka qenë edhe aq e zakonshme ditën e sotme. Në “Trigoria” janë gjetur plotë 20 bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore. Sipas raportimit të “Il Messaggero”, çdo aktivitet u ndërpre dhe duhej ndërhyrja e ushtrisë italiane. Bombat u zbuluan teksa aty po bëhen punime, pasi romakët po ndërtojnë disa fusha të reja stërvitore.

Ishte vetë klubi kryeqyetas që postoi një foto, teksa ushtria çmonton bombat. Ndërkohë trajneri Fonseca nuk e ka ndërprerë stërvitjen, pasi ai dhe grupi i lojtarëve vazhduan normalisht seancën në një zonë tjetër.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK