Connect with us

Kosovë

Specialja e kishte paralajmëruar Thaçin: Nëse përpiqesh të largohesh nga vendi do të arrestohesh menjëherë

Publikuar

më

Gjykata Speciale ka publikuar raportin e arrestimit të ish presidentit Hashim Thaçi dhe gjithë atë se çfarë kishte ndodhur që nga ngritja e aktakuzës e deri te vendosja e tij në qendrën e paraburgimit në Hagë. Presidentit Thaçi i ishte konfirmuar aktakuza me 4 nëntor pak pas orës 15:00.

Thaçin e kishin takuar zyrtarë të Speciales duke e njoftuar për aktakuzën dhe urdhrin e arrestimit të tij.

“Pak pas orës 15:00, më 4 nëntor 2020, oficerët e sigurisë operative të SPO-së u takuan me Thaçin, i cili ishte i informuar se aktakuza kundër tij ishte konfirmuar dhe lëshuar një urdhër për arrestimin e tij, por që po i jepej mundësia të paraqitej në orën 10:00 të mëngjesit vijues”, thuhet në raportin e arrestimit të Hashim Thaçit.

“Ai u këshillua që nëse, ndër të tjera, do të përpiqej të largohej nga vendi, ose të ndërmerrte ndonjë hap për të penguar drejtësinë ose ndërhyrë në dëshmitarët, ai do të arrestohej menjëherë”. Thaçi i kishte raportuar zyrtarët e sigurisë së SPO-së për aktivitetin e tij të mbetur të datës 4 nëntor, derisa i kishte kërkuar atyre që të nesërmen të ketë mundësi të i drejtohet qytetarëve të Kosovës.

Në këtë raport është i detajuar i gjithë rrugëtimi i Thaçit për në Hagë. Aty tregohet se si Thaçi ka udhëtuar, është informuar mbi procedurat ligjore, është pajisur me mjete mbrojtëse anti-COVID, si dhe që iu kishte dhënë një pije freskuese në aeroplan.

Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga posti i presidentit më 5 nëntor, kur kishte njoftuar se ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Maqedoni3 minutes ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Shqipëri33 minutes ago

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Lajme2 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni3 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri3 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

Kosovë4 hours ago

Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës

Lajme4 hours ago

Betohet para deputetëve presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Lajme4 hours ago

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

Lajme4 hours ago

Reagon Bajrami: Urime Kosovë për presidenten, ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje

Lajme4 hours ago

Shiroka-Pula në fjalimin e parë: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Lajme4 hours ago

Osmani uron Shiroka Pulën për pozitën e presidentes: E ka mbështetjen time

Maqedoni5 hours ago

Azeski thumbon politikën e sotme: “Më së miri jetohej në kohën e Ljubço Georgievskit

NA NDIQ NË FACEBOOK