Connect with us

Sport

Southampton ngjitet në krye, Marseille triumfon në Strasbourg, Rashica nuk lë gjurmë ndaj Koln

Publikuar

Southampton vijon të dhurojë paraqitje mjaft të mira në kampionatin anglez, pasi mbrëmjen e sotme ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Newcastel dhe ka marrë përkohësisht kryesimin e Premier League me 16 pikë, aq sa ka edhe Liverpool.

Skuadra e drejtuar nga Ralph Hasenhuttl dominoi takimin e zhvilluar në “St. Mary’s Stadium” dhe arriti të shënojë nga një gol për çdo pjesë, fillimisht me anë të Adams e më pas me anë të Armstrong, duke marrë kështu një tjetër sukses.

Më herët për kampionatin anglez u zhvillua edhe përballja mes Brightoni e Burnleyt, e cila u mbyll në barazim pa gola, pavarësisht rasteve të shumta të shënimit nga ana e të dy ekipeve.

Pas humbjes zhgënjyese në Ligën e Kampionëve ndaj Portos, Olympique Marseille reagoi mirë në kampionat dhe ia doli të marrë tre pikët në transfertën ndaj Strasbourg.

Skuadra e drejtuar nga Andres Villas-Boas triumfoi me rezultatin minimal 0-1, falë golit të shënuar nga mesfushori francez Morgan Sanson dhe u ngjit në vendin e katërt me 18 pikë.

Në kampionatin spanjoll java startoi me përballjen mes Elches dhe Celta Vigos, që u mbyll në barazim 1-1. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e katërt, kur Fidel ekzekutoi saktë një penallti, ndërsa Celta barazoi në të 41-tën me anë të Iago Aspas.

Edhe ndeshja e parë e javës së 7 të Bundesligës gjermane startoi me një barazim 1-1 të regjistruar në përballjen mes Werder Bremen dhe Koln. Miqtë kaluan të parët në avantazh dhe skuadra e Werderit barazoi pak para fundit të ndeshjes, ndërsa sulmuesi Milot Rashica qëndroi në fushë për 65 minuta, por pa arritur të lërë gjurmë.

NA NDIQ NË FACEBOOK