Connect with us

Lajme

Sot përfundon afati i dhënë Armenisë për t‘u larguar nga rajoni Lachin

Publikuar

me

Sot përfundon afati që i është dhënë Armenisë për t‘i dorëzuar Azerbajxhanit pas 28 viteve qytetin Lachin të pushtuar në 1992. Në kuadrin e marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar mes Azerbajxhanit dhe Armenisë me ndërmjetësimin e Rusisë, Armenia e cila më parë ka evakuuar rajonet Kalbajar dhe Agdam, sot do të dorëzojë edhe rajonin Lachin deri në orën 24.00. Krahas forcave armene sot është dita e fundit për largimin nga Lachin edhe e popullatës armene që është vendosur në mënyrë të paligjshme në rajon.

Rajoni Lachin ka qenë një prej objektivave të parë të forcave armene. Qyteti Lachin i cili ndodhet në kufi me Armeninë, gjatë luftës në vitet 1990 ka qenë një prej objektivave të parë të forcave armene për shkak të rëndësisë strategjike të rrugës së emërtuar “Korridori Lachin“, që është dhe e vetmja rrugë mes Malësisë së Karabakut dhe Armenisë.

Pas Khankendi dhe Shusha, forcat armene pushtuan rajonin Lachin më 18 maj. Në rajonin Lachin në të cilin ndodhen qendra e qytetit, 1 qytezë dhe 125 fshatra, përpara pushtimit nga Armenia jetonin mbi 65 mijë azerbajxhanas. Gjithashtu përpara pushtimit në Lachin nuk ndodhej popullatë armene. Rajoni Lachin i vendosur në një terren malor në jugperëndim të vendit në një distancë 450 km nga kryeqytetin Baku, kufizohet në veri me rajonin Kalbajar, në lindje me Khoxhaly, Shusha dhe Khojavend, ndërsa në jug me Qubadli. Në perëndim të Lachin ndodhet Armenia.

Armenia pranoi humbjen dhe nënshkroi marrëveshjen që premton largimin edhe nga rajonet nën pushtim Agdam, Lachin dhe Kalbajar, pasi ushtria e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi i Armenisë 5 qendra qytetesh, 4 qyteza dhe rreth 286 fshatra me operacionin që filloi në Malësinë e Karabakut më 27 shtator. Ushtria e Armenisë u tërhoq më 20 nëntor nga qyteti Agdam, ndërsa me 25 nëntor nga Kalbajar.

.

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com