Connect with us

Bota

Shtyhen bisedimet për shënjimin e kufirit detar mes Libanit dhe Izraelit

Publikuar

me

Raundi i katërt i bisedimeve indirekte midis Libanit dhe Izraelit për shënjimin e kufirit të tyre detar është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

“Bisedimet që duhej të zhvilloheshin të mërkurën janë shtyrë për herë të parë që kur filluan bisedimet midis dy vendeve”, njoftoi Institucioni Transmetues Publik i Izraelit (KAN), duke mos specifikuar arsye për shtyrjen e bisedimeve. Libani është përfshirë në një mosmarrëveshje me Izraelin mbi një zonë detare në Detin Mesdhe që përfshin rreth 860 kilometra katrorë, e njohur si Zona Nr. 9, e cila është e pasur me naftë dhe gaz. Në vitin 2016, Bejruti njoftoi fillimin e raundit të parë të licencave për kërkime në zonë.

Raundi i parë i bisedimeve për demarkacionin u mbajt në 14 tetor në prani të zyrtarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për rajonin, David Schenker, i cili kryesoi seancën, si dhe ish-ambasadori amerikan në Algjeri, John Desrocher, i cili ndërmjetësoi bisedimet. Muajin e kaluar, presidenti libanez Michel Aoun tha se bisedimet për demarkacionin e kufirit me Izraelin ishin “teknike“.

Kufijtë detarë midis Libanit dhe Izraelit nuk kanë rezultuar në ndonjë konflikt ushtarak, ndryshe nga kufijtë e tyre tokësorë. Grupi libanez Hezbollah kontrollon zonën në kufi me Izraelin dhe tensione sporadike ndodhin kohë pas kohe pasi Tel Aviv-i zyrtar akuzon grupin për përpjekje për të shkelur kufirin.

.

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com