Connect with us

Sport

Shtrimi i Maradonës në spital, mjeku i tij shpjegon arsyen

Publikuar

Diego Armando Maradona u shtrua në spital në një klinikë në La Plata. Problemi i tij shëndetësor nuk ka lidhje me Koronavirusin, që ka shkaktuar mbi 1 200 000 viktima në të gjithë botën që nga nisja e pandemisë. “El Pibe de Oro” u zgjua me humor të keq, me dhimbje barku dhe pa dëshirë për të ngrënë dhe qëndrimi i tij në spital duhet të zgjasë disa ditë me qëllim gjetjen e një terapie me ilaçe të përshtatshme për situatën e tij.

Sipas gazetarit Daniel Arcucci, një mik i Maradonës, ai ka probleme me aneminë. Në paraqitjen e tij të fundit, të premten e kaluar, në ndeshjen midis Gimnasias dhe Patronatos, Maradona festonte 60-vjetorin e lindjes, por ai u shfaq i lodhur dhe i pasigurt në këmbë, për shkak të problemeve me protezën e gjurit. Pas këtij episodi, Giannina, një nga vajzat e Diegos, shkroi në Twitter: “Më dhemb shpirti kur e shoh kështu!”

Në fakt, nuk ka asgjë serioze, është vetëm një situate dehidrimi dhe anemie që lidhet kryesisht me një faktor emocional. Leopoldo Luque, mjeku i Diego Armando Maradonas, i siguron të gjithë për kushtet ikonës së futbollit botëror.

“Ia kërkova unë Diegos që të shkonte në spital. Në fillim ai nuk donte, por më pas pranoi. Është pacient i vështirë, nuk është i bindur si të tjerët. Me pacientët e tjerë është më e lehtë, sepse ju u jepni udhëzime dhe ata i ndjekin. Është këtu sepse dëshiron jetë”, – shpjegoi Luque, duke improvizuar një konferencë jashtë klinikës.

“Psikologjikisht ai është i sëmurë dhe kjo ka pasoja në dietën dhe trupin e tij. E pashë të trishtuar, nuk më pëlqente”.

Sipas mediave argjentinase, pas kësaj gjendjeje të keqe ekziston një krizë depresive:

“Ai është i vrarë shpirtërisht, pa dëshirën për të ngrënë, për të folur. Ditëlindja e tij ka trazuar shumë gjëra, zemra e tij është thyer”,  thonë burime  të afërta të gazetës “Ole”.

Maradona, në të vërtetë, do të donte t’i kishte të gjithë fëmijët e tij afër tij me rastin e 60-vjetorit të lindjes, por për shkak të pandemisë nuk ishte e mundur. Kësaj i shtohet edhe dhimbja për vdekjen e kunatit të tij, Raul Machuca, për shkak të Koronavrusit. Maradona gjithashtu po ndien vështirësi në ecje, pavarësisht protezës së vendosur në gju.

Maqedoni18 minutes ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni1 hour ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë1 hour ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni1 hour ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri2 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni2 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota3 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme3 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme3 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme3 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme3 hours ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Maqedoni3 hours ago

Studentët nga Kumanova dhe Tetova “në harresë”: 10 mijë denarë në muaj për autobus – Qeveria: “Nuk është prioritet”!

NA NDIQ NË FACEBOOK