Lajme
Shqipëri: Nëntë viktima dhe 321 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka publikuar bilancin e pandemisë së COVID-19 për 24 orët e fundit atje, ku janë regjistruar nëntë viktima dhe 321 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 1446 testime të bëra, ndërkohë, të shëruarit janë 121.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv: një 44-vjeçar, një 70- vjeçar, 71-vjeçar, 78-vjeçar, dhe dy 84-vjeçarë nga Tirana, 67-vjeçar nga Mallakastra, një 74-vjeçar dhe një 82-vjeçar nga Korça.
Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus, në Shqipëri janë regjistruar 21.523 raste, prej tyre 11.367 janë shëruar, 9.629 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 527 pacientë./A2
.





















