Connect with us

Sport

Shkëndija shmang humbjen me Strugën, Renova feston në limite

Publikuar

më

Shkëndija shpëton derbin dhe mbetet në krye të klasifikimit në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka u ndalën në barazim 1-1 në transfertë me Strugën. Vendasit shënuan që në minutën e 12-të me Ristevksin dhe e ruajtën epërsinë deri pranë fundit të ndeshjes, kur Besart Ibraimi i ndëshkoi.

Sot ka festuar Renova nga ekipet shqiptare, pasi në minutat shtesë ndëshkoi ekipin e Borec me një gol të Remzifaik Selmani. Shkupi ndërkohë kishte një përballje të vështirë në transfertë, kundër Makedonija GP. Barazim pa gola dhe dy skuadrat renditen në vendin e dytë dhe të tretë.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK