Connect with us

Sport

Shkëndija fiton derbin me Renovën, e mbyll pa humbje fazën e parë

Publikuar

Shkëndija e Tetovës e mbylli në pozitën kryesuese me 25 pikë, fazën e parë të kampionatit në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë fituan 1-3 ndaj Renovës në derbin e skuadrave shqiptare.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka e nisi mirë takimin duke shënuar që në minutën e 4-t me Lumën, ndërsa Krivak e çoi rezultatin në 2-0 pak para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Renova hapi ndeshjen me Selmanin me 11-metërsh në minutën e 66-të, por Shkëndija shoi shpresat e vendasve po me 11-metërsh, që u realizua nga Ibraimi.

Këtu përfundoi historia e kësaj sfide që u fitua nga kuqezinjtë, të cilët në 11 ndeshje kanë mundur të triumfojnë në 7 raste, ndërsa katër të tjera i kanë mbyllur në barazim.

Shkëndija e Tetovë është e vetmja skuadër që nuk ka pësuar humbje në fazën e parë të kampionatit.

NA NDIQ NË FACEBOOK