Sport
Shkëndija barazon me Shkupin, por ruan kreun!


Barazim 1-1 në derbin shqiptar mes Shkëndijës së Tetovës dhe Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Nuk prodhoi fitues supersfida e javës së 12-të në vendin fqinj, me skuadrën e Ernest Gjokës që ruajti vendin e parë në renditje, tashmë në kuotën e 26 pikëve, ndërkohë që Shkupi pozicionohet në vendin e 3-të me 24 pikë, 1 më pak se Makedonija Gj.P. Golit të Dashmir Ademit në fundin e pjesës së parë iu kundërpërgjigj, Ilirid Ademi në fillimin e pjesës së dytë. Në derbin tjetër shqiptar të kësaj jave, Struga Trim Lum mposhti 1-0 Renovën me një gol të Klisman Cakes, dhe u ngjit në vendin e 4-t!






















