Connect with us

Uncategorized

SHBA-ja raporton më shumë se 133 mijë raste të reja me COVID-19

Publikuar

Shtetet e Bashkuara raportuan 133,045 raste të reja me koronavirus të dielën, dita e 13-të radhazi që janë regjistruar më shumë se 100,000 infeksione të reja, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

616 vdekje të lidhura me koronavirusin u raportuan gjithashtu të dielën.

Amerika tani ka regjistruar të paktën 11 milionë e 36 mijë e 935 raste Covid-19, duke përfshirë 246,214 viktima, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA-ve., si dhe raste të riatdhesuara.

The post SHBA-ja raporton më shumë se 133 mijë raste të reja me COVID-19 appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK