Connect with us

Lajme

Shaqir Fetahu edhe zyrtarisht Reis Ul Ulema i BFI-së

Publikuar

më

Nën përcjelljen e riteve fetare islame dhe në prezencën e shumë mysafirëve nga vendi dhe jashtë, në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, reisit të ri të BFI-së, Shaqir Fetahut, iu dorëzua “Menshura”, apo ndryshe i njohur si dekreti islam për kryerjen e detyrës së Kryetarit të BFI-së. Sipas Kryetarit të ri të BFI-së, Shaqir Fetahut, kjo është një ditë e madhe për të gjithë myslimanët e vendit dhe se do të jenë në krye të BFI-së ashtu siç thonë parimet e Islamit.
 
“Sot ishte një ditë e madhe dhe shumë e rëndësishme për të gjithë besimtarët dhe për të gjithë pjesëtarët e Islamit. Sot dhamë betimin se do të jemi në krye të detyrës mu ashtu siç kërkojnë parimet e Islamit. Do të mundohemi maksimalisht që BFI të jetë kreator dhe subjekt kreativ dhe pozitiv në shoqërinë tonë, për ta ruajtur dashurinë ndaj njëri-tjetrit, bashkëjetesën, multi-konfesionalitetin, për ta ngritur vetëdijen për paqe dhe tolerancë, për solidaritet, për humanitet dhe për të qenë totalisht në shërbim të veprës më madhe që krijoi Zoti e që quhet njeri.”,- deklaroi kryetari i BFIM-së,  Shaqir Fetahu.
 
I pranishëm në ceremoni, zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame i Kosovës, Ahmet Rama, uroi reisin e ri për detyrën dhe uroi që njerëzit e tij përreth të jenë të besueshëm.
 
“Myftiut i uroj shëndet pikë së pari, i uroj sukses, dhe uroj që ata që janë afër tij të jenë të sinqertë e të bashkëpunojnë, sepse pa marrë parasysh se sa është një njeri i aftë apo i fortë, nëse nuk e ka rrethin nuk mund të bëjë asgjë.”,- u shpreh zëvendëskryetari i BIK-së, Ahmet Rama.
 
Për Bujar Spahiun nga BFISH, Bashkësitë Fetare në Maqedoni luajnë një rolë të rëndësishëm dhe janë një zë i fuqishëm i paqes sociale të këtij vendi.
 
“Sot në kohën e globalizimit kemi më shumë nevojë se kurë që ne të bashkohemi në mendimet tona, në harmonitë tonë, në dialogun tonë dhe në mesin e të gjithë njerëzve, dhe në dialogun tonë ndërfetar këtu dhe anekënd botës.”,- theksoi kryetari i komunitetit mysliman i Shqipërisë, Bujar Spahiu.
 
E për Aziz Hasanoviqin nga Bashkësia Fetare Islame e Kroacisë, shqiptarët, turqit dhe boshnjakët janë autoktonë në këto vende dhe janë më të përgjegjshmit për situatën momentale të islamit dhe të vendit në përgjithësi.
 
“Shqiptarët, turqit dhe boshnjakët janë popuj autokton evropianë dhe janë më të përgjegjshëm për gjendjen e islamit dhe normale dhe vlerat islame, sepse Islami është në gjysmën e rrugës së saj dhe si të tillë ne duhet ta inaugurojmë dhe ta prezantojmë këtu edhe Islamin në vendit tuaj dhe në të gjithë Evropën.”,- potencoi Aziz Hasanoviç nga Bashkësia Islame e Kroacisë.
 
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe përfaqësues të partive politike dhe përfaqësues institucionesh.
/TVM2/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme3 minutes ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri2 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme3 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni4 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri4 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme5 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion6 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni7 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri7 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni7 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

Lajme8 hours ago

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)

Maqedoni9 hours ago

“Kanceri nuk do të thotë vdekje” – Onkologu Ilir Ismaili me mesazh të rëndësishëm për pacientët

NA NDIQ NË FACEBOOK