Lajme
Shaqir Fetahu: BFI është e të gjitha subjekteve politike, është mbi partiake!

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetahu, në emisionin 200, i cili do të transmetohet sonte në Alsat tha se ndryshimet në këtë institucion fetar ishin të domosdoshme, pasi që kredibiliteti i BFI-së filloj të shënojë rënie të dukshme.
Kreu i ri i BFI-së deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet kompetente për zbulimin e keqpërdorimeve financiare eventuale në BFI.
Sipas tij politika nuk ka pasur dorë në zgjedhjen e kreut të ri të BFI-së i ri dhe se nuk do të lejojë që partitë të ndërhyjnë në punën e institucionit më të lartë fetar./Alsat


















