Lajme
Sërish kthehen në burg të dënuarit e rastit “Monstra” që ishin liruar për tu mbrojtur në liri

Këshilli penal pranë gjykatës penale në Shkup ka pranuar kërkesën e prokurores publike Fatime Fetai që të akuzuarve për rastin Monstra Agim Ismailoviq dhe Fejzi Aziri tu shqiptohet masa e paraburgimit. Fejzi Aziri tani më është në burg duke vuajtur dënim për vepër tjetër penale ndërsa Agim Ismailoviq është arrestuar në shtëpinë e tij dhe jo në arratisje. Avokati mbrojtës Naser Raufi thotë se në përvojën e tij 35 vjeçare nuk ka takuar rast kur të akuzuarit që i respektojnë masat preventive tu shqiptohen masa më të rrepta siç është paraburgimi.
“Këtë propozim nga ana e prokurores Fatime Fetai nuk mund ta kuptoj ,është një propozim iracional, pasi që nuk edi edhe I do të arsyetohet nga ana e gjykatës ky vendim se cila është arsyeja që të jepet paraburgim kur me masat preventive këto të akuzuar, deri më tani nuk kanë pasur asnjëherë problem dhe nuk janë vonuar as 1 minut. Është diçka tjetër në p[yetje do të detektohet në intervalin kohor se çka është dhe nga ana e kujt është. Sipas meje është nga ana e prokurorisë, që them se është një lloj frustrimi dhe populizmë nga ana e prokurorisë për këtë rast.”, tha avokati mbrojtës Naser Raufi.
Paraprakisht në seancën e sote gjyqësore propozimi I prokurores Fetai për masat e ashpërsuara shkaktoi tension në gjykatë, pasi që sipas sajë, me afrimin e fundit të gjykimit, rritet rreziku për arratisjen e këtyre dy të akuzuave. Fetahi kërkoi që i akuzuari Haki Aziri të detyrohet të paraqitet cdo ditë në Gjykatë ndërsa për Sami Lutën të mbetet masa e vjetër.
“Duke pasur parasysh veprën për të cilën ngarkohen, “Terorizëm”, nuk do të paraqiste ngarkesë që brenda një ore ata të kalojnë në teritorin e Kosovës. Kjo mund të parandalohet vetëm me paraburgim.”, tha Fatime Fetahi, prokurore.
I menjëhershëm ishte reagimi i avokatit mbrojtës Naser Raufi I cili këtë propozim e quajti irracional.
“Propozimi është i qëllimshëm, që t’i bëhet shtypje mbrojtjes që t’i tërheq dëshmitarët.”, tha Naser Raufi, avokat mbrojtës Tensionimi mes prokurores Fetai dhe avokatit Raufi rreth propozimit të paraburgimit vazhduan duke detyruar gjykatësin Ognen Stavrev të urdhërojë sigurimin e gjykatës të nxjerrë jashtë sallës avokatin Raufi.
Për rastin “Monstra” akuzohen 6 persona, 2 janë në arrati ndërsa 4 të tjerët mbroheshin në gjendje të lirë pas vendimit të Gjykatës Supreme që hodhi poshtë aktvenimet e gjykatave më të ulta dhe kthehu rastin në rigjykim.
















