Connect with us

Lajme

Sela i shkruan Pendarovskit: Cila është qasja e shtetit që ju drejtoni ndaj popujve në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

Me rastin e shënimit të 22 Nëntorit, ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe presidenti i vendit Pendarovski i është drejtuar qytetarëve shqiptarë në gjuhën shqipe duke uruar festën por edhe duke bërë një përshkrim me rastin e kësaj feste. Ndërkohë që në këtë drejtim i ka reaguar kreu i ASH-së Ziadin Sela i cili e përgëzon për qasjen e tij por gjithashtu e pyet edhe për qasjen e shtetit ndaj popujve në vend.

Në vazhdim ju sjellim komentin e Selës:

I nderuari President, fillimisht ju falenderoj që keni marrë për shkas 22 Nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit, respektivisht ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe për të na uruar këtë ditë kaq të rëndësishme për gjuhën tonë.

Kjo qasje e juaja është për t’u përshëndetur, sepse tregoni kujdes për së paku një të tretën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, aq më tepër që edhe Manastiri është këtu. Nuk kam aspak dilemë që ju po të njejtën qasje do e kishit edhe për bashkësitë tjera etnike këtu tek ne dhe më gjërë. Këto gjeste të bëjnë mendjehapur dhe kjo është mirë, është shumë mirë për imazhin e një Presidenti në krye të një shteti multietnik siç është Maqedonia e Veriut.

Por, jashtë festave gjithmonë! Cila është qasja e shtetit që ju drejtoni ndaj popujve në Maqedoninë e Veriut!? Ndaj gjuhëve të tyre?! Shpresoj të mos jetë qëndrim vetëm festiv dhe për nevoja të rregullimit të një kontesti me ndonjë shtet fqinj, por qëndrimi i presidencës dhe i juaji si President, citoj: “Gjuha dhe kultura janë themelet e çdo populli dhe mohimi i tyre është tentim për të shkatërruar origjininën kombëtare të një populli… “, është për tu përshëndetur.

Atëherë me të njëjtën logjikë, gjithmonë duke u bazuar tek citati juaj. Kë quan kushtetuta e Maqedonisë së Veriut gjuhë të cilën e flasin mbi 20 përqind të popullatës dhe që është e ndryshme nga gjuha maqedonase?! A bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut në grupin e shteteve që me mosnjohjen e gjuhës shqipe si kategori kushtetuese, po punon për shkatërimin e origjinës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?

.

Religjion4 minutes ago

Frutat e sinqeritetit | Islam Press

Lajme4 minutes ago

‘‘Kemi pas dëshirë që më 16 shtator me pas institucione’’, Hyseni i reagon Grudës: S’e kanë përnime

Maqedoni4 minutes ago

Osmani shkon në Tirolin e Jugut: BDI kërkon model për forcimin e Marrëveshjes së Ohrit

Maqedoni52 minutes ago

UNT drejt zgjidhjes së mungesës së hapësirave, kampusi i ri kushton 42 milionë euro

Lajme52 minutes ago

Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

Shqipëri60 minutes ago

“Përralla e regjimit nuk bind më as ata që e tregojnë”- Rama: Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me sukses absolut, 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

Lajme2 hours ago

Çka presin kosovarët nga verdikti i Hagës për Thaçin, Selimin, Veselin e Krasniqin?

Maqedoni2 hours ago

“Të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës” – Sela në Click Plus: Përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje

Lajme3 hours ago

Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

VLEN: Zgjidhet problemi i hapësirave në UNT, kampusi i ri prej 42 milionë eurosh sjell zgjidhjen përfundimtare

Kosovë3 hours ago

Procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku: Edi Rama u soll si kryeministër i shqiptarëve

Shqipëri3 hours ago

Nga alpet e Thethit, te lashtësia e Linit! Revista franceze jehonë Shqipërisë turistike: Ja 9 mrekullitë që duhet t’i vizitoni të paktën një herë

NA NDIQ NË FACEBOOK