Connect with us

Lajme

Maqedoni/ Seancat online në procedura parlamentare

Publikuar

me

Me rreth 3000 amendamente në total partitë opozitare duan ta bllokojnë çështjen e ndryshimit të Rregullores së punës së Kuvendit. Aktualisht ky propozim ndryshim po kalon nëpër filtrin e Komisionit për çështjet e rregullores, mandatit dhe Imunitetit, ndërsa partitë opozitare nuk pajtohen që Kuvendi të mund të funksionojë online.

“Ne kemi organizuar që kjo çështje duhet të parandalohet pasiqë kërkohet një konsensus gjithëpartiak. Deri sot vetëm një herë ka ndodhur që rregullorja të ndryshohet kokë më vete pa opozitën, ajo ishte në kohën e Gruevskit. ….Konsiderojmë që me amendamente të mjaftueshme, ne do ta ndryshojmë këtë çështje dhe do të kërkojmë që gjithçka të shkojë me konsensus.”-tha Rexhep Skenderi.

“Nëse duam të krijojmë parlamentarizëm normal, ne duhet të funksionojmë në një atmosferë të shëndetshme. Ka dialog që udhëhiqet për ndryshim të rregullores, përmes procesit Zhan Mone, por tani shohim se shmanget ky proces, pra mënyra në të cilën duhet të ndryshohet rregullorja, që të jetë zgjidhje e qëndrueshme, është me konsensus të të gjitha subjekteve politike”-tha Timco Mucinoski

Partitë e shumicës parlamentare vlerësojnë se nuk duhet të bëhen peng të opozitës dhe në këtë mënyrë të bllokohet puna e parlamentit, ata theksojnë se funksionimi normal I parlamentit është arsyeja e vetme përse po bëhen këto ndryshime.

“Nuk mund të jemi peng I opozitës dhe të bllokohet puna e parlamentit, për shkak se ne jemi të gjithë njerëz, dhe mund të ndodh që çdokush të infektohet me virusin dhe qëllimi I vetëm është që vetëm parlamenti të funksionojë në dobi të qytetarëve, pasi ka shumë ligje, sidomos në këtë periudhë është me rëndësi edhe buxheti dhe sigurisht që ideja jonë është të kemi parlament funksional dhe assesi diçka tjetër.”– tha Arben Ziberi.

“Për fat të keq dëshmuan se e bllokojnë gjithë procesin, ai duhet të kalojë në komision, pasi nëse nuk kalon në komision nuk do të mund të vendoset në rend dite në seancë plenare.”-shtoi Dime Velkinoski.

Ndryshimet e rregullores së kuvendit ndodhen në procedurë parlamentare pasiqë deputetët me 61 vota “për”  miratuan nevojën për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores së kuvendit.

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com