Connect with us

Sport

Sahiti: Pandemia na ka penalizuar shumë, ndaj Sllovenisë meritonim 1 pikë!

Publikuar

Edhe në sfidën ndaj Sllovenisë në mungesë të trajnerit Bernard Challandes i cili është i prekur nga COVID-19, Kosova u drejtua nga Muharrem Sahiti i i cili në fund të ndeshjes u shfaq në mikrofonin e Supersport për të analizuar sfidën, duke nënvizuar se arbtrit ndikoi ndjeshëm në rezultatin përfundimtar që ishte 2-1 në favor të sllovenëve.

“Nëse i analizon rrethanat, neve na ka penalizuar shumë pandemia, por do të dalim prej kësaj situate. Jemi shumë të kënaqur me reagimin e lojtarëve, sidomos pas ndeshjes me Shqipërinë dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme. Penalltinë më shumë dëshirë do ta shikoj, pasi nuk e kam parë. Është edhe rasti i minutën së nëntë, dy raste që ndikuan në lojë. Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik për të kthyer vetëbesimin. Edhe në këtë ndeshje kemi pasur shumë mungesa, kemi punuar shumë në aspektin psikologjik për këtë ndeshje. Jam shumë i zhgënjyer që së paku nuk u shpërblyem me një pikë, por jam shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve. Vetëbesimi për të ardhmen na rritet falë këtyre lojërave të mira“, përfundoi Sahiti.

NA NDIQ NË FACEBOOK