Sport
Roberto Mancini me Koronavirus, asimptomatik dhe i vetizoluar


Trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto Mancini, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Lajme u komunikua nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit), e cila bëri të ditur se si trajneri i të kaltërve është asimptomatik dhe i izoluar në shtëpinë e tij:
“Është plotësisht asimptomatik. Në përputhje me dispozitat në fuqi, trajneri “i kaltër” është vetizoluar në shtëpinë e tij, në Romë. FIGC ka njoftuar menjëherë autoritetet shëndetësore lokale që kanë kompetencën territoriale për këtë rast. Trajneri do të bashkohet me ekipin kombëtar në Coverciano pasi të përfundojë rruga e kërkuar nga protokollet e UEFA-s.”
Italia ka programuar tri përballje në muajin nëntor: miqësoren kundër Estonisë, në Firenze (11 nëntor), dhe ndeshjet e raundit të pestë dhe të gjashtë të Ligës së Kombeve kundër Polonisë, në Reggio Emilia (15 nëntor), dhe kundër Bosnjë Hercegovinës, në Sarajevë (18 nëntor).






















