Connect with us

Lajme

Rexhepi: Xhaferi dhe Bexheti më premtuan që pas zgjedhjeve do më vendosin përseri në krye të BFI

Publikuar

Ish kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi në emisionin “Click Plus” ka thënë se Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti nga BDI i kanë premtuar që ai pas zgjedhjeve do të kthehet përsëri në krye të BFI-së.

“Unë ua dhash fjalën dy miqve të mi, Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti…Unë e pranoj se kam qënë anëtar në një farë mënyre duke votuar për atë parti, për BDl’në…Unë kam shkuar direkt e kam votuar BDl’në”, theksoi mes tjerash Rexhepi, duke vazhduar se ka votuar për BDI vazhdimisht që prej themelimit.