Connect with us

Sport

Rashica titullar, Werderi i merr pikë Bayernit në “Allianz Arena”

Publikuar

Bayerni i Mynihut prish ecurinë prej 10 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet (5 në Bundesligë) me një barazim 1-1 në “Allianz Arena” përballë Werder Bremenit, ku luajti titullar Milot Rashica.
Duket se pauza e kampionatit, për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, ua ka prerë disi hovin kampionëve të Bundesligës, që në këtë sfidë nuk ishin në nivelin e tyre të zakonshëm. Madje skuadra e drejtuar nga Hansi Flick shkoi në pushimin mes pjesëve nën një gol, që u shënua në limitet e kohës së rregullt të këtij fraksioni nga Eggestien.
Bayerni e shtoi presionin në fraksionin e dytë derisa barazoi me Comanin në minutën e 62-të, pas bashkëpunimit që pati me Goretzkan, por asgjë më shumë, pasi futbollistët e Werderit u mblodhën mirë në mbrojtje, duke marrë një pikë në një fushë ku zakonisht është e vështirë të përballosh furinë e vendësve.
Nga ndalesa e Bayernit përfitoi Bayer Leverkuseni, që fitoi 1-2 përballë Arminias së Bielefeldit. Gladbachu nuk mund të merrte më shumë se një pikë ndaj Augsburgut, duke barazuar 1-1. Ndanë pikët edhe Hoffenheimi me Stuttgartin me një barazim me goleadë 3-3, ndërsa Schalke pësoi humbjen e pestë në Bundesligë, lëtë radhë 0-2 përballë Wolfsburgut.

Reuzltatet:
Arminia Bielefeld – Bayer Leverkusen 1-2
B. Monchengladbach – Augsburg 1-1
Bayern Munich – Werder Bremen 1-1
Hoffenheim – Stuttgart 3-3
Schalke – Wolfsburg 0-2

NA NDIQ NË FACEBOOK