Connect with us

Sport

Ramos thyen rekordin e Buffonit, shënjestron legjendën e Egjiptit

Publikuar

më

Sergio Ramos humbi dy penallti përballë portierit Sommer në barazimin 1-1 të Spanjës në fushën e Zvicrës, megjithatë mbrëmja e mbrojtësit të Real Madridit ka edhe nota pozitive. 34-vjeçari, kapiten  i “La Rojas”, luajti ndeshjen numër 177 me kombëtaren, duke lënë pas legjendën e Italisë, portierin Gigi Buffon (176 takime). Ishte pikërisht 42-vjeçari italian që mbante rekordin europian sa u përket pjesëmarrjeve me përfaqësueset.

Në fakt, Ramos u bë vitin e kaluar futbollisti me më shumë ndeshje me Spanjën, në një ndeshje kualifikuese për Euro 2020, në barazimin 1-1 me Norvegjinë. Ndeshja e parë ku futbollisti spanjoll veshi fanellën e përfaqësueses daton më 26 mars 2005, në një miqësore ndaj Kinës.

Ramos tani është vetëm 7 takime larg rekordit botëror, që mbahet nga ish-mesfushori me tipare sulmuese i Egjiptit, Ahmed Hassan, që ka luajtur plot 184 takime me kombëtaren e tij.

 

Maqedoni25 minutes ago

LSDM akuzon Mickoskin se po tenton ta heshtë opozitën për skandalin e Alta Bankës

Lajme27 minutes ago

Eljesa Neziri: 57% e të punësuarve në institucionin që drejtoj janë shqiptarë – patriotizmi matet me vepra, jo me fjalë!

Maqedoni36 minutes ago

Arijanit Hoxha kërkon nga Zeqirija Ibrahimi të tregojë se sa vota siguroi për kandidatin e BDI-së në Butel?

Lajme37 minutes ago

Mexhiti në Çarshinë Historike të Bursës: Shkëmbimi i përvojave me esnafët, në funksion të revitalizimit të Çarshisë tonë

Kosovë38 minutes ago

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse pronarin e lopës e arrestuan

Lajme45 minutes ago

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Shqipëri47 minutes ago

“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

Maqedoni55 minutes ago

12-vjeçarja mbahet e mbyllur në veturë gjatë natës, nëna alarmon policinë

Maqedoni1 hour ago

Usein Ramadani paralajmëron padi ndaj Darko Kostovskit: Nuk ke të drejtë të më njollosësh

Lajme2 hours ago

Limaj me deklaratë të ashpër: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

Maqedoni2 hours ago

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme2 hours ago

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

NA NDIQ NË FACEBOOK