Connect with us

Lajme

Rama: Zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë

Publikuar

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist të ndodhur gjatë mbrëmjes të së hënës në Vjenë.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se është i zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë.

Kryeministri Rama shprehet gjithashtu se vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm.

Zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë, që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjarët e viktimave. Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm. Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë”, shkruan Rama në “twitter”, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK