Lajme
Presidenti Meta: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, besoj në pafajësinë e Thaçit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas dorëheqjes së homologut të tij kosovar, Hashim Thaçit, i cili veproi kësisoj pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, njofton Klan Kosova.
Meta e ka quajtur të drejtë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe e ka vlerësuar aktin e dorëheqjes së Thaçit për t’u përballur me akuzat.
” Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike. Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën”, shkruan Meta në Facebook.
“Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar”.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3500529273326654
.



















