Lajme
Preshevë: Vendosen billbordet “Gent Cakaj nderi i Preshevës”

Në Luginën e Preshevës janë vendosur billbordet në nderim të ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj.
“Nderi i Preshevës dhe gjithë Luginës”.
Me këtë rast Cakaj, ka shprehur falënderim ndaj kësaj iniciative duke paralajmëruar një vizitë atje.
“Faleminderit nga zemra Luginë për vlerësimin e punës së përbashkët! Puna me ju, përtej një detyrimi institucional, ka qenë nderi i jetës sime.
Shihemi së shpejti në hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë 
..”.
Ky veprim i shqiptarëve të Luginës vjen edhe pas refuzimit e Serbisë, pasi që qeveria serbe, refuzoi Kuvendin Komunal të Bujanocit që Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi”.
https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2787673911502232
.





















