Lajme
Plevneliev: Të bëhet regjistrimi në Shkup dhe të shohim sa bullgarë ka atje
Edhe ish presidenti bullgar, Rosen Plevneliev në analizën e tij për “24çasa” për mardhëniet maqedono-bullgare vlerëson se Maqedonia duhet të heqë dorë nga trashëgimia dhe ideologjia e “diktatorit komunist Tito”.
“Drama e madhe e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është Bullgaria, por së pari trashëgimia dhe ideologjia e diktatorit komunist Tito, e mbështetur nga ndikimi i fuqishëm ruso-serb, dhe e dyta idea për “Shqipërinë e Madhe”, e cila është fiksuar te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. E dyta me të vëretë është problemi i madh dhe ajo mund të zgjidhet vetëm nëse Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë negociojnë dhe bashkohen bashkë në BE”, shkruan Plevneliev.
Siç thotë ai, në këtë plan Shqipëria vecmë ka ndërmarrë hapa konkret e ka dënuar regjimin komunist, i ka hapur arkivat e shërbimeve sekrete, i ka ndryshuar librat sipas historisë jomanipulative për diktaturën komuniste, ka zbatuar regjistrim dhe ka garantuar ekzistimin dhe të drejtat e minoriteteve të ndryshme, përfshirë edhe të bullgarëve. Në Maqedoni, vërteton ai, Tito dhe Stalin janë prezantuar si heronjë, arkivet mbeten të paprekura njejtë si librat, dhe se në vend nuk është zbatuar regjistrim dhe se vazhdojnë të heqin dorë se ekzistojnë qytetarë me përkatësi etnike bullgare.
“Udhëheqësia në Shkup nuk duhet të pret që Bullgaria të heqë dorë nga historia e saj e pasur nën presion ndërkombëtar. Nuk është plan i mirë kryeministri Zaev të vazhdon të këmbngulë për minoritet maqedonas në Bullgari, sepse ajo asnjëherë nuk ka ekzistuar. Në Shkup janë të brengosur se Bullgaria nuk do ta pranon identitetin e tyre dhe gjuhën. Ajo nuk është e vërtetë”, vërteton ish shefi i shtetit bullgar.
.
-
Lajme2 days ago
Shqiptarja nga Maqedonia e Veriut i bashkangjitet Vjosa Osmanit
-
Lajme2 days ago
Nuk e bëjnë institucionet – Biznesmeni tetovar u del në ndihmë banorëve të Bozofcës
-
Kosovë3 days ago
A do garojë për deputet i biri i Thaçit? Flasin nga PDK-ja
-
Lajme3 days ago
Merkel me “duart lart”: Gjermania drejt megambylljes