Kosovë
“Plan për çdo skenarë të mundshëm”, ministri i Brendshëm i Kosovës deklaratë të fortë një ditë pas aktakuzave nga Haga

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se pas ngjarjeve të krijuar në vend që lidhen edhe me arrestimet e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ngjarjeve tjera kanë rritur nivelin e gatishmërisë.
“Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht Policia e Kosovës ka inkorporuar në planin ekzistues të saj për rrezikshmërinë nga kërcënime të mundshme terroriste, planin ekzistues anti-COVID-19 dhe ngjarjet e situatës së krijuar ditëve të fundit. Plani operativ 2020 përfshin masat që për qëllim kanë mbrojtjen e zonave me popullsi të përzier në rast të ndonjë incidenti të mundshëm. Është hartuar edhe plani që përmban të gjitha skenarët e mundshme të rrezikimit të rendit dhe qetësisë publike”, tha Veliu.






















