OP / ED
Pas kësaj, mos ta dëgjoj dikë duke thënë se “UT-ja është BDl”
Shkruan, Zeqirija IBRAHIMI
Më në fund Universiteti i Tetovës i pushtoi majat akademike. Paska vendosur që t’ia japë titullin “Doctor Honoris Causa” kryetarit të DUI-t, Ali Ahmeti.
Ma merr mendja se arsyetimi është “për shkrimet e tij me vlerë, për arritje të larta akademike, për pjesëmarrje në konferenca shkencore vendore dhe ndërkombëtare dhe për zhvillimin e mendimit shkencor në përgjithësi”. E di se po qesheni, sepse ky njeri kurrë vijë nuk ia ka bë, ama “kofsh i keq e paç nafak”: pavarësisht dijes, UT-ja të shpall “doctor”.
E kuptoj servilitetin e rektorit, që ka nevojë t’i vardiset komandantit për ta mbrojtur “çiflikun” e tij, i kuptoj edhe ata familjarët e “Doctorit” në Fakultetin Juridik, që marrin rroga në UT – ata ia kanë borxh “Xhakës Ali”, ama vërtet kërkoj ndihmë për shpjegimin se si bëhet që askush të mos reagojë e mos të distancohet nga ky vendim skandaloz dhe abuzim katastrofal me institucionin më të shenjtë të arsimit të lartë te ne.
Ma merr mendja se tash, që të dëshmojë ekulibër dhe distancë politike, UT-ja do i bëjë “Doctor Honoris Causa” edhe kryetarët e partive të tjera. Ashtu e do rendi. Veç edhe Gagën mos e harroni, amanin jua kam. Hë, se për pak harrova – Musës patjetër t’i jepni po ashtu. “E meriton” ai.
Edhe diçka: mirë është ta shpejtoni pak dorëzimin e këtij titulli, sepse edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë po e shpallka akademik.
Dhe, pas kësaj, mos ta dëgjoj dikë duke thënë se “UT-ja është BDl”.
-
Lajme1 day ago
Shqiptarja nga Maqedonia e Veriut i bashkangjitet Vjosa Osmanit
-
Kosovë3 days ago
A do garojë për deputet i biri i Thaçit? Flasin nga PDK-ja
-
Lajme1 day ago
Nuk e bëjnë institucionet – Biznesmeni tetovar u del në ndihmë banorëve të Bozofcës
-
Lajme3 days ago
Merkel me “duart lart”: Gjermania drejt megambylljes