Connect with us

Lajme

Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme rikthen lëndën e Naser Eshtrefit bë rigjykim

Publikuar

Pas 5 vitesh zvarritje dhe endje prej sirtari në sirtar e prej dere në derë, Gjykata Supreme më në fund ka miratuar vendim me të cilin e ktheu në rigjykim lëndën e Naser Eshtrefit, i cili u dënua me 14 vite burg për vrasjen e maturantit Sasho Petkovski në maj të vitit 2014-të. Kjo i vërteton konstatimet e mbrojtjes se Gjykata Penale dhe e Apelit e kanë dënuar Eshtrefin duke mos i konstatuar faktet, mëson Portalb.mk.

“Lënda është kthyer në rigjykim”, tha për Portalb.mk, gjykatësi Trpkov, duke shtuar se nuk i di arsyet e këtij vendimi pasi që tani ai po punon në repartin për krim të organizuar.

Rasti Naser Eshtrefi

Vrasja e maturantit Petkovski, ka ndodhur në maj të vitit 2014, kur ashtu siç njoftuan nga Gjykata, Eshtrefi ia ka vjedhur biçikletën maturantit Petkovski. Petkovski bashkë me të atin e tij, Sasho Petkovski i janë vënë pas Eshtrefit, ndërkaq në shëtitoren e Vardarit, në afërsi të Spitalit të Syve, e kanë mbërritur. Aty ka pasur një zënkë dhe si rezultat i asaj zënke, Eshtrefi e ka therur me thikë maturantin Petkovski.

Eshtrefi ka thënë që ndihet fajtor vetëm për vjedhjen, por jo edhe për ngjarjen e therjes, sepse ai e ka ditur se ata e kanë ndjekur, por nuk ka pasur qëllim që ta vret askënd, ndërkaq më parë nuk ka kryer asnjë vepër penale. Familjarët e Eshtrefit vazhdimisht kanë kërkuar që të ulet dënimi, por lënda tani për tani ka ngelur në duart e Vangellovskit ./ Portalb.mk

NA NDIQ NË FACEBOOK