Connect with us

Ndryshe

Pas 14 djemve, Më në fund çifti arrin që të sjell në jetë një vajze (FOTO)

Publikuar

Të paktën në vendin tonë nuk janë të pakta familjet e mëdha, me shumë fëmijë, por të jenë të gjithë djem kjo ndodh rrallë. Kishin 14 djem, ndërsa së fundmi ka ardhur në jetë edhe fëmija i 15, një vajzë. Është fjala për një familje në Miçigan. Kateri dhe Jay Schwandt janë prindërit e kësaj familje të madhe ku dominojnë djemtë. Kateri dhe Jay mirëpritën të enjten e 5 nëntorit, vajzën e tyre të parë dhe fëmijën e tyre të 15, Maggie Jayne.

Ajo është motra e parë e vëllezërve Tyler, Zach, Dreë, Brandon, Tommy, Vinny, Calvan, Gabe, Wesley, Charlie, Luke, Tucker, Francisco dhe Finley. Familja e mrekullueshme është subjekt i shfaqjes TV 14 Outdoorsmen , i cili ndjek aventurat e tyre në aktivitete të jashtme si gjuetia, peshkimi dhe kampe. Vëllezërit e foshnjës janë shprehur: “Sikur 2020 nuk mund të ishte më i çmendur! Ne jemi të bekuar që mirëpresim dhe shpallim lindjen e motrës sonë të vogël, Maggie Jayne. Ne jemi shumë të lumtur dhe më të gëzuar për të shtuar Megie Jayne në familjen tonë.Ky vit ka qenë i paharrueshëm në shumë mënyra, për kaq shumë arsye, por Megi është dhurata më e madhe që mund të imagjinojmë.
Shumë urime për Kateri dhe Jay Schëandt për lindjen e vajzës së tyre të vogël!”

.

NA NDIQ NË FACEBOOK