Connect with us

Ndryshe

“Paketoni m..in dhe shkoni!”: ç’po bënte Trump kur Biden u shpall fitues dhe ç’i ndodhi? (pamje)

Publikuar

Donald Trump po luante golf në momentin kur Joe Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale amerikane, raportojnë mediat botërore.

Aktualisht, sipas Guardian, ai është rrugës për në Shtëpinë e Bardhë.

Ai po qëndronte në klubin e tij të golfit në Virxhinia.

Para largimit nga klubi, presidenti ende aktual amerikan pozoi me një djalë të ri, dasma e të cilit po mbahet sot aty.

Amerikanë të shumtë u mblodhën përpara klubit dhe përgjatë rrugës që çonte drejt tij për të festuar fitoren e Joe Biden, duke mbajtur parulla me shkrim “Ju jeni pushuar nga puna” dhe “Paketoni mutin dhe shkoni”.

Para Shtëpisë së Bardhë janë gjithashtu të shumtë amerikanë që festojnë fitoren e Biden. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK