Connect with us

Lajme

Osmani: Kemi arritur progres në disa çështje me Bullgarinë

Publikuar

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se nuk mund të thotë se çfarë saktësisht pret të ndodhë në tre ditët e ardhshme në pritje të Këshillit të Punëve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian të planifikuar për 17 nëntor, në lidhje me bllokimin e Bullgarisë të kornizës negociuese dhe konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut, që pritet të mbahet në dhjetor.

Osmani thot se ka hapsirë të sqarohen disa çështje siç është shkurtesa e emrit të shtetit, të sqarohet se nuk paraqet reference ndaj rajonit historik Maqedonia, çështjet e rehabilitimit të viktimave të komunzmit, mopërzierja në punët e brendëshme të fqinjëve, çështjet e bashkëpunimit të ndërsjell, përpilimin e planeve aksionale, apo për lidhshmëri infrastrukturore mes dy shteteve. Por Osmani tha se nuk e din nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për palën bullgare që të mbështes procesin evropjan.

“Kemi raport të shkëlqyer nga komisioni evropjan i cili na vlerëson si kandidatët më të mirë në rajon me note 3,5 nga gadishmëria e përgjithshme për anëtarësim, nga 1 deri në 5. Pesa do të thot të përgaditur për anëtarësim. Edhe në kriteret politike, edhe ekonomike, edhe në harmonizimin e ligjve tona. Procesi evropjan ka të bëj me këto çështje, dhe mendoj se këtu I plotësojmë kushtet, kuptohet çdo vend anëtar mund të ketë qëndrimin e sajë, ky process kërkon konsenzus, në BE. Mendoj se zgjidhja është te kthimi I mirbesimit te marrveshja dhe vazhdimi I shfrytëuzimit të instrumenteve që I parasheh marrveshja siç janë komisionet”, theksoi Osmani.

NA NDIQ NË FACEBOOK