Lajme
Omer Ajdini ka një pyetje për studentët e Universitetit të Tetovës
Kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini ka reaguar sot pas lajmeve se Universiteti i Tetovës do t’i dhurojë titullin më të lartë “Doctor Honoris Causa”, kreut të BDl’së, Ali Ahmeti.
Ajdini pyet studentët e këtij universiteti, konkretisht përfaqësuesit e Parlamentit Studentor se çfarë qëndrimi kanë ata për këtë çështje.
“Nëse kjo është e vërtetë, pra që Ali Ahmeti do të shpallet Doctor Honoris Causa, kisha dashur shumë të di opinionin dhe qëndrimin e studentëve, gjegjësisht Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës mbi këtë çështje”, pyet Omer Ajdini, përcjell in7.
Ky vendim i USHT’së ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke akuzuar drejtuesit e këtij institucioni për servilizëm, për politizim të institucionit e të ngjashme./in7.tv/
-
Lajme2 days ago
Shqiptarja nga Maqedonia e Veriut i bashkangjitet Vjosa Osmanit
-
Lajme2 days ago
Nuk e bëjnë institucionet – Biznesmeni tetovar u del në ndihmë banorëve të Bozofcës
-
Kosovë3 days ago
A do garojë për deputet i biri i Thaçit? Flasin nga PDK-ja
-
Religjion3 days ago
Tregim interesant: Divorci më i çuditshëm në histori!