Lajme
Një vit pas tërmetit në Durrës, rrëfen drejtori i zjarrfikësit të bashkisë (VIDEO)

Sot janë bërë një vit nga data kur një tërmet i fuqishëm e ka goditur Shqipërinë, ku kanë humbur jetën 51 persona dhe janë lënduar rreth 3 mijë të tjerë.
Në Durrës kanë humbur jetën 25 persona. Në Thumanë kanë humbur jetën po ashtu 25 persona; ndërsa një tjetër në Lezhë.
Klan Kosova e ka dërguar një ekip në Durrës për të parë se si është gjendja në këtë qytet një vit pas goditjes nga tërmeti vdekjeprurës.
Drejtori i zjarrfikësit në bashkinë e Durrësit, Adriatik Velaj, në një lidhje direkte në Klan Kosova, ka treguar se FSK ishte ndër të parat që kanë shkuar për t’u dalë ndihmë bashkëkombësve.
“Tërmeti ka lënë goxha shenjë në veprimet tona – një termet tronditës me të gjithë ato pasojat që la”.
“Ne ishim në banesë dhe jemi paraqitur direkt pranë shërbimit të punës. Kemi bërë një shërbim efektiv me ato mjete që kemi pasur jemi shpërndarë në ato vendet ku po kërkohej ndihmë – një ndër to ishte edhe hoteli ‘Tropikal’”.
“Unë isha në shërbim, pallati ynë ishte dëmtuar dhe familja ime është nisur në drejtim të Prishtinës. Atje na ofruar strehim pa pagesë”.





















