Connect with us

Uncategorized

Një personalitet francez, kundër Macron e karikaturave: Neveri prej tyre

Publikuar

Filozofi i shquar francez dhe njëherësh ish-ministri i Arsimit Luc Ferry, i përshkroi karikaturat fyesë të Charlie Hebdo, ato të cilat tentojnë të paraqesin Profetin Muhamed, si “të neveritshme”. Ai theksoi nevojën e ndalimit të shfaqjes së tyre, veçanërisht në shkolla.

Ferry, në një intervistë për një kanal lokal, tha se vrasja e mësuesit francez Samuel Pate e la atë në shock, duke shtuar: “A duhet (a jemi të detyruar) të tregojmë karikatura të neveritshme, botuar më parë nga Charlie Hebdo.”

Ky filozof i shquar francez theksoi se të tjerët nuk duhen fyher me pretekstin e mbrojtjes së lirisë së shprehjes.

Ai vuri në dukje se qeveria franceze po përqendrohet në pikat e gabuara për të “luftuar terrorizmin” dhe se kjo është arsyeja pse urrejtja e rrezikshme është përhapur në rrjetet sociale kohët e fundit.

Ferry tha se draft-rezoluta “separatizmi islamik”, të cilën qeveria dëshiron të mbështesë, është e panevojshme dhe se nuk ka një problem të tillë.

Ai shpjegoi se ekzekutimi nga një i çmendur i profesorit nuk ishte bërë për shkak të ndonjë “separatizmi islamik”.

Kujtojmë se karikaturat dhe deklaratat e cilësuara islamofobe të Macron ndezën një valë zemërimi në të gjithë botën islame, pas së cilës pasuan disa zhvillime me pasoja njerëzore.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK