Connect with us

Lajme

Një nga viktimat e vrarë në Vjenë është i riu nga Veleshta e Strugës

Publikuar

Në mesin e personave të vrarë në sulmin e përgjakshëm në Vjenë të Austrisë është edhe një 21 vjeçar nga Veleshta e Strugës, raporton SHENJA.

Bëhet fjalë për Nexhip Vrenezi i cili në momentin e sulmit terrorist, sipas informacioneve ka dalë për të pirë cigare.

Ai ka lindur dhe është rritur në Vjenë së bashku me familjen jetojnë në Vjenë, tregojnë burimet e TV SHENJA.
Brenda ditës priten edhe informacione shtesë në lidhje me rastin.

Kujtojmë se është konfirmuar se njëri prej sulmuesve në jenë ka prejardhje nga Çellopeku i Tetovës. Bëhet fjalë për 20 vjeçarin Kujtim Fejzullahu.