Lajme
Mot me diell dhe reshje shiu në Shqipëri

Në Shqipëri sot do të ketë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara shiu.
Java e ardhshme do të vijë me ulje temperaturash.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë në zonat malore, nga 03°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 22°C, transmeton Klan Kosova.
Era do të fryjë në drejtim verior-verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë, shkruan tch.
.















