Connect with us

Lajme

Moderna: Vaksina jonë është 94,5 për qind efektive dhe mund të ruhet në 8 gradë Celsius

Publikuar

Kompania farmaceutike Moderna njoftoi sot se efektiviteti i vaksinës eksperimentale kundër koronavirusit është 94,5 për qind dhe informacioni bazohet në fazën e fundit të testimit klinik.

Kjo është kompania e dytë amerikane që njofton se ka zhvilluar një vaksinë shumë efektive kundër Kovid-19 në vetëm shtatë ditë. Paraprakisht Fajzer njoftoi se efektiviteti i vaksinës së tyre ishte pak më shumë se 90 për qind.

Përveç efektivitetit, një tjetër gjë e rëndësishme bie në sy me vaksinën Moderna – nuk kërkon ruajtje në temperatura jashtëzakonisht të ulëta, por është e qëndrueshme në temperatura prej dy deri në tetë gradë për 30 ditë dhe mund të ruhet në minus 20 në periudhë prej gjashtë muajsh.

Vaksina Fajzer duhet të ruhet në minus 70, ndërsa Sputnik V rus, që cila është 92 për qind efektive, mund të ruhet në minus 18 gradë Celsius.

Moderna erdhi në këto rezultate bazuar në testimin e 30.000 vullnetarëve,  ndërsa po pritet që rregullatori shëndetësor amerikan  të lejojë përdorimin e vaksinave.