Connect with us

Lajme

Mjeku në takimin me Bashën i kundërvihet Fevziut dhe Çomos: Gënjenin në emision, për të fshehur dështimin e spitaleve…

Publikuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një bisedë me mjekë familje dhe specialistë të shëndetësisë për të diskutuar situatën e pandemisë nga COVID-19.

Një nga mjekët e familjes, Luan Hoxha tha se pacientët u luten që mos ti dërgojnë në spital, pasi nuk kanë përkujdesje.

Po ashtu mjeku tha se mbrëmjen e kaluar doktoresha Najda Çomo sipas tij dhe gazetari Blendi Fevziu po gënjenin për mjekët e familjes të cilët i akuzonin, për faktin që sipas tij duan të mbulojnë dështimin e tyre nëpër spitale.

“Doktoreshë Najada e mrekullueshme, mbrëmë gënjente. Por gënjente shumë edhe Fevziu që thoshte kam shumë ankesa për mjekët e familjes. Nuk e di ku e sheh dështimin për mjekët e familjes. Nuk e di, por dështimin e tyre në spital, apo vdekjet duan që t’ja kalojnë mjekut të familjes. Është mashtrim total. Maska nuk kemi, doreza nuk kemi, as sapun nuk kemi. Nuk e përballojnë dot vetë spitalet dhe duan që të na e faturojnë neve.

Për të fshehur dështimin e spitaleve, akuzojnë mjekët e familjes. E gjithë Tirana ka vetëm një dispenceri në dispozicion për grafitë. Ky është dënim me vdekje, po na lutet pacientët aman mos na çoni në spital, por na bëni derman këtu.”- tha mjeku./Faxweb.al

NA NDIQ NË FACEBOOK