Connect with us

Sport

Mesazhi ngushëllues i Dukës: Çast i trishtuar, Troplini sportist dhe mik i madh

Publikuar

Lajmi i largimit të parakohshëm nga kjo jetë i ish-kampionit të mundjes dhe xhudos, Shkëlqim Troplini, ka pikëlluar botën e sportit në Shqipëri, e veçanërisht të futbollit, pas sportisti shijakas ka punuar për një kohë të gjatë ndihmëstrajner i Erzenit. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shprehur ngushëllimet nëpërmjet një postimi në Facebook, duke lartësuar figurën sportive dhe njerëzore të Shkëlqim Troplinit.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të ish-sportistit, trajnerit dhe mikut të mirë Shkëlqim Troplini. Në këtë çast të trishtuar, gjej rastin që të ngushëlloj familjen, miqtë dhe veçanërisht dy djemtë, Rejnaldon dhe Euxhenjon (të dy lojtarë të Erzenit), për humbjen e njeriut të dashur.

Shkëlqim Troplini ka qenë një ndër kampionët e njohur në sportin e mundjes, duke arritur në nivele të larta deri në kampion kombëtar. Më pas kontributi i tij është shtrirë edhe në fushën e trajningut në futboll, ku për një periudhë të gjatë ka qenë edhe zv/trajner i Erzenit, duke u shquar për përkushtimin dhe seriozitetin e tij. Për të gjithë sa ka bërë në fushën e sportit do të mbetet i paharruar.

 I ndrittë shpirti në parajsë!

NA NDIQ NË FACEBOOK