Lajme
Mazhoranca kufizon kompetencat e Presidentit në Shqipëri

Për t’i dhënë fund ngërçeve institucionale të krijuara me Ilir Metwn, presidentin e Shqipwrisw, socialistët atje kanë vendosur të kufizojnë me ligj të paktën 5 prej kompetencave që kreut të shtetit ia njeh kushtetuta.
Drafti me 45 nene ia kalon Kuvendit kompetencën për dekretimin e ministrave, pas precedentit të krijuar me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe të Jashtëm, Gent Cakaj.
Afat i vihet kreut të shtetit edhe për çështjen e betimit të gjyqtarëve, pas përplasjes që shkaktoi nëntorin e vitit të kaluar refuzimi që Meta i bëri Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Një tjetër çështje që kufizon kompetencën e Presidentit ka të bëjë edhe me mbajtjen e zgjedhjeve. Në mungesë të një konsensusi mes palëve, siç ishte rasti me mbajtjen e tyre në 30 Qershor, ku dekreti i presidentit nuk u mor parasysh nga mazhoranca, vendimi kalon nga partia më e madhe.
Këtyre ndryshimeve Ilir Meta i ka paraprirë me këngë e valle nga Bylysi, duke e cilësuar përpjekje puçiste nismën e shumicës.
“Zero interes për këto drafte dhe përpjekje puçiste. Ky është një parlament jo kushtetues”.
Në projektligj mazhoranca vë në gjithashtu në lëvizje kuvendin për shpalljen e pamundësisë së ushtrimit të detyrës nga ana e kreut të shtetit./tvklan.al/
.





















