Sport
Mascherano var këpucët në “gozhdë”, komunikon tërheqjen!


Në moshën 36-vjeçare Javier Mascherano i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Në një konferencë për shtyp të organizuar nga klubi Estudiantes që ishte i fundit për të në karrierë, ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës ka komunikuar tërheqjen nga futbolli. “ Dua t’iu bëj me dije që sot do të tërhiqem nga futbolli i luajtur, dua të falenderoj këtë klub që më dha mundësinë të kthehesha në Argjentinë dhe ta mbyllja karrierën këtu”, deklaroi Mascherano i cili ka fituar shumë trofe në karrierë ndërsa ka qenë edhe kapiten i Argjentinës dhe është aktivizuar në plot 147 takime me përfaqësuesen albiceleste duke realizuar dhe 3 gola.


















