Lajme
Maqedoni/ Nuk do të ketë orë policore, Komisioni propozon këto masa të reja

Komisioni për sëmundje ngjitëse në mbledhjen e fundit ka vendosur që t’i propozojë qeverisë masat e reja anti Covid.
Në këto masa parashihen mbyllje të kafiterive dhe restoraneve nga ora 21:00, si dhe të gjihtë operatorëve të tjerë të cilët ushtrojnë veprimtari biznesore jo të rëndësishme. Megjithatë, orë policore nuk do të propozohet.
Pas orës 21:00, do të mund të punojnë vetëm bizneset te cilat ushtrojnë veprimtari primare për qytetarët. Komisioni gjithashtu do t’i propozojë qeverisë edhe masa të tjera shtërnguese, përcjelli portali gjurme.info.

















