Sport
Lille-Lyon “ndez” Ligue 1, “aspirinat” për fitoren e radhës në Freiburg!


E diela e futbollit në Supersport nuk është vetëm Serie A dhe Premier League pasi në këtë ditë të fundit të javës dhe të parën për muajin nëntor do të keni mundësi të ndiqni edhe shumë sfida interesante nga Eredivisie, Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1. Në Francë spikat dueli i mbrëmjes mes Lille dhe Lyon me vendasit që do të tentojnë fitoren për të barazuar në kuotën e 21 pikëve, PSG në krye të renditjes. Në La Liga në orën 18:30 do të transmetohet sfida mes Granadas dhe Levantes. Në Bundesliga dy takimet e së dielës janë Freiburg-Bayer Leverkusen dhe Hertha Berlin-Wolfsburg ndërkohë që në Eredivisie vëmendja do të jetë te sfidat Emmen-Feyenoord dhe PSV-Den Haag.






















