Connect with us

Sport

Lajm i rëndësishëm nga Anglia, nga 2 dhjetori hapen stadiumet për tifozët

Publikuar

Nga Anglia vjen një lajm pozitiv për të gjithë tifozët e futbollit britanik: së shpejti pritet të rihapen pjesërisht stadiumet për një numër maksimal prej 4 mijë spektatorësh për çdo ndeshje ose jo më shumë 50% të kapacitetit, në varësi të numrit të përgjithshëm të ndenjëseve.

Siç raportohet nga “Dailymail’, Anglia nga data 2 dhjetor do të lejojë eventet e hapura në zonat me nivel të ulët rreziku (1) që nga 4 dhjetori, ku mund të akomodohen deri 4 mijë spektaorë. Ndërsa në zonat me nivel rreziku 2, do të të mund të jenë të pranishëm 2 mijë spektatorë, ndërsa për zonat me rrezik të lartë impiantet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Në përgjithësi, rihapja e pjesshme do të menaxhohet bazuar në numrin e infeksioneve me Koronavirus në zona të caktuara. Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt kthimit në normalitet.

NA NDIQ NË FACEBOOK