Connect with us

Lajme

LAJM I FUNDIT/ Operacion i madh antidrogë në Elbasan, arrestohen 3 persona, kapet një sasi e madhe heroine

Publikuar

Një operacion antidroge është zhvilluar këtë të enjte në Elbasan, ku si pasojë janë arrestuar 3 persona.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur sekuestrimi i mbi 30 kg droge e llojit heroinë dhe janë arrestuar tre persona identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Derimë tani nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Elbasanit lidhur me operacionin, ndërsa ende nuk dihet nëse aksioni është duke vijuar për kapjen e personave të tjerë të dyshuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK