Connect with us

Lajme

Kuvendi i Shqipërisë anulon seancën e nesërme, shkak masat kundër koronavirusit

Publikuar

Kuvendi i Shqipërisë ka anuluar seancën e planifikuar  që të mbahej nesër për shkak të masave të reja ndaj pandemisë së koronavirusit.

Në zbatim të Vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe të Urdhërit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, Kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020″.

“Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu,  për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit. Puna në komisionet parlamentare vazhdon online”, thuhet në një njoftim të plasuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, transmeton Klan Kosova.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK