Lajme
Kurz takohet me Ramën, diskutojnë për terrorizmin dhe integrimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri i Austrisë Sebastian Kurz, ka zhvilluar një takim online me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Në këtë takim virtual u diskutua për luftën e përbashkët të terrorizmit dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në mes tjerash u diskutua edhe situata me pandeminë COVID-19.
“Sapo pata një video-konferencë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Zyrës së OSBE, Edi Rama mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë COVID19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE. Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen atij”.
I just had a good videoconference with #Albania’s Prime Minister and #OSCE Chairperson-in-Office @ediramaal on the joint fight against #terrorism & extremism, the #COVID19 pandemic and our support for Albania’s #EU accession process. pic.twitter.com/ZPGzgWuGqK
— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) November 16, 2020
.




















